Vazhdon tragjedia për familjen Preka nga Shkodra që pësoi aksident në aksin Velipojë-Shkodër.

Ndahet nga jeta dhe fëmija e tretë, Noemi Preka, 10 vjeçe. Vajza ka ndërruar jetën në Spitalin e Shkodrës.

Ajo ishte në një gjendje shumë të rëndë shëndetësore pas aksidenti ku humbën jetën babai, vëllai dhe motra e saj.

Ndarjen nga jeta e konfirmon edhe Dom Marjan Gega, famullitari i Velipojës përmes një statusi në facebook.

“Me sa duket Zoti te deshti ma shume se sa ne. Ma shume se te qendroje me ne, ndoshta te gjithe jeten e pikellume, ai i Lumi preferoi me te bashku me baben, motren e vllaçkon tand!
Pushofsh ne Paqe Noemi!”

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook