GJERMANI

Kryeministri Edi Rama është pritur  sot në një takim nga kancelarja Angela Merkel, në kuadër të  procesit të hapjes së negociatave mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian. Shefi i qeverisë ka zhvilluar një takiminme kacelaren, i cili zgjati për 30 minuta. Rama thotë se Merkel është një mike e shqiptarëve, ndërsa tha se ajo ka një predispozitë shumë pozitive kundrejt vendit tonë.

” Shumë i inkurajuar nga vlerësimet dhe predispozita pozitive ndaj Shqipërisë e kancelares Merkel

#MikeeVërtetë🙏”, shkruan Rama.

Muaji tetor do të jetë një sfide e vërtetë për Shqipërinë në lidhje me hapjen e negociatave. Ky proces do të diskutohet nga KE-ja në datën 18 tetor, ndërsa kandidate për çelje negociatash krahas Shqipërisë është edhe Maqedonia e Veriut.