Dashi

Ka mundësi që të jeni më nervozë gjatë kësaj jave dhe më të paduruar. Kjo do ju çojë shpesh drejt gabimeve. Ju të dashuruarit nuk duhet të tregoni dyshues për atë që keni në krah sepse në të vërtetë ai nuk iu tradhton. Mos lejoni xhelozinë ta drejtoje sjelljen tuaj. Ju beqarët do keni një javë të bukur dhe me diell. Personi që do takoni do jetë i këndshëm dhe mjaft i respektueshëm. Shëndeti do jetë i mirë. Nuk do vuani nga asnjë lloj sëmundje dhe do jeni më në formë. Nëse keni kaluar një infeksion para disa kohësh do pastroheni tërësisht. Në planin financiar do keni disa vështirësi. Mos u tregoni të pamatur dhe shpenzoni me kujdes. Në sektorin profesional, Marsi do iu nxitë të jeni më ambicioze dhe të bëni çdo gjë për ta arritur atë qe dëshironi.

Demi

Planetët do ju mbështesin fort gjatë gjithë kësaj jave dhe do ua ndriçojnë mendimet. Për ju të dashuruarit do jetë periudhë harmonike. Do tregoheni më të gatshëm të bëni ato që iu kërkon partnerin dhe do kaloni momente emocionuese pranë tij. Optimizmi që do keni do jetë një armë e fortë edhe për të ardhmen. Ju beqarët do tregoheni të papërgjegjshëm dhe do filloni lidhje të pamenduara mirë. Shëndeti do jetë përgjithësisht i qëndrueshëm. Do jeni në gjendje të mirë fizike dhe morale. Mos harroni të konsumoni fruta dhe të bëni kujdes me yndyrën e tepruar. Sipas Dritare.net, financat duhet t’i menaxhoni me shumë kujdes dhe maturi. Yjet këshillojnë që të mos jepni as hua. Në punë do jetë javë e favorshme për të nisur projekte me rëndësi. Disa kolege do iu ndihmojnë të arrini më shpejt objektivat.

Binjakët

Këtë javë do keni shumë forcë brenda vetes dhe do mundoheni ta bëni çdo moment të animuar. Ju të dashuruarit do kaloni një ditë të bukur dhe me momente të shumta kënaqësie. Nëse keni pranë një person të shenjës së Dashit do jeni më të privilegjuar. Ju beqarët do keni një takim impresionues, i cili mund të shndërrohet shpejt në një lidhje të qëndrueshme nëse shpreheni dhe largoni turpin. Shëndeti nuk do jetë i mirë. Planetët do iu nxitin të mos bëni kujdes me ushqimin dhe do keni disa shqetësime sidomos me zorrët dhe stomakun. Financat nuk do jenë shumë të mira, por e ardhmja pritet të jetë premtuese. Mund ta stabilizoni situatën nëse tregoheni të kujdesshëm me shpenzimet. Në pune do keni fat. Mund t’iu behet edhe një propozim interesant për ndryshim posti, por kjo duhet menduar me kujdes.

Gaforrja

Gjatë kësaj jave planetët do ju ndihmojnë të kuptoni edhe më mirë aftësitë që keni. Ju të dashuruarit, edhe pse do keni disa mosmarrëveshje me partnerin në ditët e para të javës, duhet të keni kurajën t’i përballoni ato. Klima do fillojë të ngrohet pak nga pak nga fundi i javës. Ju beqarët do keni mundësi të shumta për aventura emocionuese. Përfitoni nëse kjo është ajo që dëshironi. Në sektorin e shëndetit gjërat do shkojnë më së miri. Do keni rezistencë të mirë dhe nuk pritet as shqetësimi më i vogël. Në planin financiar ka ardhur koha të tregoheni të kursyer nëse doni që financat mos kenë tronditje të mëdha. Në pune do jetë periudhë e favorshme për plotësimin e disa prej objektivave. Do e dini mirë ku të orientoheni dhe do arrini atë që keni programuar prej kohësh.

Luani

Kjo ka për të qenë një javë pozitive për të gjithë. Ju që jeni në një lidhje do e surprizoni partnerin me sjelljen tuaj shembullore. Do kujdeseni më tepër për të dhe do ia plotësoni dëshirat. Ai do ndihet mirë edhe pse do i duket çudi ky ndryshim i menjëhershëm. Ju beqarët më në fund do përjetoni emocionet e të qenit në një lidhje. Shëndeti nuk do jetë aspak problematik edhe pse lodhja do bëjë të veten. Flini me tepër dhe do keni më shumë energji . Mjedisi yjor nuk do jetë aq i përshtatshëm për sektorin e financave. Mos shpenzoni më shumë sesa ua mban xhepi sepse do keni probleme të mëdha më vonë. Në jetën profesionale do jeni plot vullnet dhe dëshirë për të ecur përpara. Inteligjenca dhe kujdesi që keni do iu çojë atje ku dëshironi.

Virgjëresha

Kjo javë nuk do jetë perfekte për ju, megjithatë planetët do ju ndihmojnë të merrni frymë më lirisht. Nëse keni një lidhje, marrëdhënia me partnerin nuk do jetë e kënaqshme. Do tregoheni shumë kërkues dhe kritikues njëkohësisht, çka nuk do i pëlqejë aspak atij që keni në krah. Ju beqarët nuk duhet të ecni me sy mbyllur dhe të shohin nga do iu çojë rruga sepse do përballeni me zhgënjime. Fizikisht do ndiheni mirë, megjithatë disa ushtrime fizike dhe pak më tepër kujdes me ushqimin do iu ndihmonte të kishit energji më tepër. Financat do jenë të qëndrueshme nëse shpenzoni vetëm për gjerat e nevojshme dhe nuk e teproni me gjërat e panevojshme.  Në planin profesional do keni fat me shumicë dhe do jeni më të suksesshmit nga kolegët. Shefat do iu japin edhe mundësi të shprehni mendimet që keni mbi një temë delikate.

Peshorja

Hëna do sjellë forcë, ambicie dhe kurajë gjatë kësaj jave. Do jeni edhe më realistë. Fale mbështetjes që do iu japë Jupiteri dhe Venusi ju të dashuruarit jo vetëm që do i sqaroni mosmarrëveshjet, por do kaloni edhe momente pasionante me partnerin. Ju beqarët do vraponi pas personit të parë që do iu pëlqejë dhe do zhgënjeheni mjaft. Shëndeti, pas një periudhe jo të mirë dhe pa shumë energji këtë javë do ndiheni më të qetë dhe plot energji. Çlodhuni sa të mundni dhe merruni me ndonjë sport. Financat do jene kryesisht të qëndrueshme. Do bëni mire të mbroheni nga vjedhja e portofolave çka do ndikonte mjaft tek situata financiare. Sipas Dritare.net, në punë do jeni më shumë sesa duhet ambicioze. Kujdes sepse po u penguat nuk do arrini dot atje ku dëshironi.

Akrepi

Këtë javë duhet të përfitoni sa më shumë nga jeta dhe të jeni më largpamës. Nëse keni një lidhje, tregohuni më të respektueshëm me partnerin dhe mos e ndrydhni atë. Nëse i kërkoni llogari gjithë kohës do e lodhni dhe do e shtyni të kërkojë dikë tjetër. Për ju beqarët priten dashuri me shikim të parë. Lërjani çdo gjë kohës dhe mos bëni asgjë me ngut. Influenca e yjeve do jetë kontradiktore në sektorin e shëndetit. Tregohuni më të kujdesshëm dhe për çdo shqetësim këshillohuni sa më pare me mjekun. Financat do jenë përgjithësisht të mbrojtura dhe ju do vazhdoni të tregoheni të kursyer me shpenzimet. Në punë do përballeni me probleme të vështira dhe do jeni gjithë kohës të stresuar. Nëse pranoni ndihmën e miqve do gjeni shpejt zgjidhje.

Shigjetari

Gjatë kësaj jave do keni mbështetjen e yjeve në çdo moment dhe në çdo fushë. Nëse keni një lidhje, marrëdhënia juaj me partnerin do jetë shumë e qetë. Përfitoni sa të mundni për të folur për tema të rëndësishme duke qenë se do jeni edhe më të kthjellet. Për ju beqarët do jetë një periudhë ideale për të filluar histori dashurie pasionante. Gjendja juaj shëndetësore nuk do jetë e kënaqshme. Mund të keni dhimbje artikulacionesh, kockash apo edhe dhimbje shpine. Do bëni mirë të shmangnit sheqernat dhe yndyrnat. Të ardhurat do kenë përmirësime. Përpjekjet dhe sakrificat që keni bërë kohët e fundit do japin rezultatet e veta. Në punë ka ardhur momenti të bëni zgjidhje të vështira, por që janë mjaft të domosdoshme.

Bricjapi

Asgjë nuk do ju shkojë ashtu si e kishit menduar gjatë kësaj jave. Ju të dashuruarit do keni një periudhë të mbushur me lumturi dhe emocione pa fund. Partneri do iu surprizojë gjatë gjithë kohës dhe do iu bëjë shpeshherë të ndiheni si në ëndërr. Ju beqarët jo vetëm që do keni takime, por ato shumë shpejt do shndërrohen në lidhje serioze ose martesa. Lodhja do ndikojë së tepërmi tek shëndeti. Nga ana tjetër mbrohuni edhe nga i ftohti, i cili nuk është i zakonshëm. Në planin financiar mos prisni përmirësime të mëdha, por gëzohuni me situatën e qëndrueshme që do ekzistojë. Në planin profesional, planetët do jenë në anën tuaj dhe do iu sjellin fat. Mund t’iu bëhen edhe disa propozime të papritura, por mjaft interesante.

Ujori

Nëse nuk bëni më të mirën nga vetja për të ruajtur qetësinë këtë javë gjërat do bëhen më delikate. Nëse keni një lidhje, jeta juaj do mbrohet nga të gjithë planetët. Dielli do sjellë ngrohtësinë dhe do iu nxitë të tregoheni më mirëkuptues me njëri-tjetrin. Për ju beqarët do jetë periudhë e favorshme për takime interesante. Mos kërkoni menjëherë të krijoni lidhje serioze, por merrini gjërat shtruar. Shëndeti do ketë disa shqetësime. Mos hani më tepër sesa duhet sepse stomaku juaj do jetë i ndjeshëm dhe do keni dhimbje. Në planin financiar do iu duhet të merrni disa vendime me të vërtetë të vështira, prandaj bëni kujdes. Në punë mundohuni të ndryshoni rutinën dhe të provoni përvoja të reja. Me pak mundim do arrini atje ku dëshironi.

Peshqit

Do ndiheni si të rilindur gjatë kësaj jave dhe rrahjet e zemrës do shtohen edhe më shumë. Nëse keni një lidhje, marrëdhënia me partnerin do jetë më e mirë. Nuk do i mbani inat njëri-tjetrit dhe do dini të kërkoni falje. Ju beqarët duhet të dilni nëpër takime, por nuk duhet t’i pranoni sa hap e mbyll sytë propozimet që do iu bëhen. Shëndeti nuk do jetë i keq, por gjithsesi yjet këshillojnë të bëni pak më tepër kujdes me ushqimet. Nëse keni pasur probleme me qarkullimin e gjakut do keni përmirësime. Paratë do jenë shqetësimi juaj më i madh. Situata nuk do jetë e qëndrueshme prandaj duhen marrë masa edhe më strikte. Nëse puna në të cilën jeni nuk iu përmbush dhe nuk ndiheni rehat, kërkoni diçka tjetër. Java do jetë e përshtatshme.