35-vjeçari grekë që hapi zjarr sot ndaj policisë shqiptare e kishte paralajmëruar sulmin e tij 5 ditë më parë, në datën 23 tetor, përmes një postimi në rrjetet sociale.

Teksa shfaqet duke pozuar me flamurin e Viorio-Epirit, duket se i riu ka para paralajmëruar ngjarjen në fjalë, ai shkruan “Grek ose vdekje”.

“Rama dhe Tsipras bëjnë plane pa nikoqirët. Për një gjë të jeni të sigurt. Rinia e Vorio Epirit nuk do të qëndrojë spektatore (nuk do bëj sehir). Thirren të gjithë grekët e Vorio Epirit që në 28 Tetor të dërgojnë një mesazh në çdo anë. Grek ose vdekje!”, shkruan Kostandinos Kaçifa në Facebook.

Pas breshërisë me kallashnikov mbi policinë e Gjirokastrës, në operacion janë angazhuar forcat RENEA nga Tirana për kapjen e tij. Vendodhja e tij është lokalizuar. por akoma policia nuk ka bërë të mundur arrestimin e tij pasi vazhdon të qëllojë.

Kaçifa armë zjarri ditën e some në Bularat drejt policisë shqiptare, ndërsa po zhvillohej ceremonia për ushtarët e rënë grekë gjatë luftës së dytë botërore.