Cilësia e ushqimit i referohet disa karakteristikave specifike si, përmbajtja në lëndë ushqyese, vetitë organoleptike që kanë të bëjnë kryesisht me shijen, përpunimi, paketimi etj.

Por ja si ta dalloni në rastin e mishit të grirë, nëse është i prishur.

A është mishi i bluar i prishur?

Në rast se mishi i bluar është i prishur, shenjat që do t’i vëreni, nëse thjeshtë ka, varen nga ajo se sa është i prishur. Nëse ka lëmyshk, ka filluar të prishet. Mukoza në sipërfaqe është e shkaktuar nga ndërtimi i qelizave bakteriale – ajo paraqet trupin e baktereve.

Nëse mishi ka erë të çuditshme, është i prishur. Këtë erë e shkaktojnë gazrat e prodhuara nga bakteret.

Megjithatë, pavarësisht lëmyshkut dhe erës së keqe, proteina në mish mbetet e pandryshuar dhe tërësisht ushqyese.

Dhe në fund, faza e fundit e prishjes së mishit është ndryshimi i ngjyrës. Ngjyra e njohur e kuqe e mishit, e cila vjen nga hekuri, i njëjti përbërës që i jep ngjyrë gjakut, do të bëhet gri meqë bakteret e shpërbëjnë hekurin në mish. Me pak fjalë, nëse mishi i bluar është bërë gri, me lëmyshk dhe me erë të keqe – është prishur.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook