Kjo sallatë kapriçoze do të plotësojë çdo tekë tuajën duke shijuar një pjatë, jo si ajo që keni provuar gjithmonë në shtëpinë tuaj.

Përbërësit:

  • 100 gr speca të kuq,
  • 100 gr karota,
  • 100 gr rrepa (të kuqe ose të bardha),
  • 200 ml majonezë,
  • 50 gr proshutë,
  • 50 gr djathë tosti,
  • 1 lugë gjelle uthul molle,
  • 1 lugë çaji mustardë,
  • Kripë.

Përgatitja:

    1. Pastroni karotat, specat dhe rrepat dhe prejini ato në rende të holla dhe hidhini në një enë.
    2. Në të hidhni uthullën e mollës dhe pak kripë dhe përziejini mirë që të kombinohen.
    3. Djathin dhe proshutën prejeni gjithashtu në rende dhe hidhini në enën ku keni hedhur edhe përbërësit e tjerë.
    4. Në fund, shtoni edhe përbërësit e mbetur, majonezën dhe mustardën dhe përziejini mirë të gjithë përbërësit.
    5. Më pas, vendoseni sallatën e përgatitur në frigorifer për rreth 1 orë dhe më pas është gati për t’u servirur.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook