Përbërësit:

  • 800 gr fileto pule
  • 250 gr domate qershi
  • 10 gjethe borziloku
  • 200 ml krem pana
  • 150 gr krem djathi
  • 125 gr mocarela
  • Vaj ulliri
  • Kripë, piper i zi
  • Oriz / makarona

Përgatitja:

1. Lajmë dhe thajmë mirë filetot e pulës, më pas i marinojmë ato me kripë dhe piper të zi.

2. Vendosim një tigan me vaj dhe i skuqim filetot e pulës nga të dy anët derisa të marrin ngjyrë.

3. Ndërkohë presim domatet qershi në gjysma.

4. Në një tavë vendosim filetot e skuqura dhe shpërndajmë gjysmat e domateve nëpër tavë.

5. Në një tenxhere salce ngrohim panën dhe pasi të ngrohet shtojmë kremin e djathit, fare pak kripë dhe piper të zi, i trazojmë dhe sapo të flluskojë shtojmë borzilokun të grirë imët.

6. Vazhdojmë trazimin dhe për 1 minutë.

7. E shpërndajmë salcën me djath dhe borzilok mbi mishin e pulës dhe gjysmat e domateve.

8. Presim në kubikë mocarelën dhe mbulojmë copat e filetos së pulës.

9. E vendosim më pas tavën në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius për 30 minuta.

10. Më pas e shërbejmë të ngrohtë shoqëruar me pak oriz ose makarona të thjeshta.

                                            Ju bëftë mirë!

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook

LEXO EDHE:  Receta gatimi/ Si të përgatisim disa brusketa të shijshme