Shëndeti flokëve nuk kërkon domosdoshmërisht trajtime të shtrenjta kozmetike.

Kosi i bërë në shtëpi është shumë i pasur me vitaminat A, C, D, B6 por edhe mineralet si kaliumi, kalçiumi, hekuri dhe magnezi.

Si të përdorni kosin për shëndetin e flokëve

Kosi i mbron flokët nga rrezet e dëmshme ultra vjollcë dhe është një zbutës natyral i flokut. Atë mund ta aplikoni çdo ditë në maja siç përdorni balsamin e flokëve, e më pas t’i shpëlani.

Kundër rënies së flokëve

Një prej arsyeve madhore për rënien e flokëve është mungesa e ushqyesve. Kosi përmban vitaminat B5 dhe D, ndaj ushqen rrënjët dhe parandalon rënien e flokëve. Kosin mund ta përdorni si zbutës ose si maskë të plotë.

Kundër zbokthit

Zbokthi shkaktohet kryesisht nga irritimi i skalpit. Kundër tij ju mund të përdorni kosin e shtëpisë, sepse zbut irritimin në kokë. Lyejeni skalpin e kokës me kos, përpara larjes dhe ai do ta pastrojë  do të zgjidhë problemin e zbokthit.

Shkëlqimi i flokëve

Një nga maskat më të mira të flokëve është ajo që përmban një filxhan çaji kos, pak vaj bajameje dhe një vezë. Kjo maskë duhet mbajtur në flokë për 30 minuta dhe më pas floku duhet larë.

Do të vëreni se floku juaj do të gjetë gjithë shkëlqim. Kosin mund ta përzieni edhe me xhelin e aloe verës për të zbutur majat dhe për të ushqyer flokun në tërësi.

LEXO EDHE:  Recetë Gatimi/ Supë me kungull dhe kos

Rritja e flokëve

Përveç aplikimit të jashtëm, ekspertët rekomandojnë ngrënien e rregullt të kosit. Studimet sugjerojnë se konsumi ditor i kosit ndihmon në rritjen e flokut, ritmet e së cilës dyfishohen.

Për më tepër, për të përshpejtuar rritjen e flokut, ju mund ta lyeni flokët me kos çdo ditë e më pas t’i lani. Përveç rritjes, kosi do ta mbajë flokun tuaj të fortë dhe do ta ushqejë me proteina.