Përbërësit:

1 kg mollë
700 gr sheqer
2 filxhana çaji me ujë
3 lugë lëng limoni

Përgatitja:

Lajmë dhe qërojmë mollët, i presim në kubik. Hedhim në një tas të madh lëngun e limonit, e mbushim me ujë dhe hedhim mollët, i lemë për 30 minuta.

Në tenxhere hedhim ujin dhe mollët dhe i lemë të ziejn për një orë.

Më pas marim mollët i vendosim në grirëse dhe i bëjmë marmelatë dhe e hedhim sërisht te tenxherja me ujë, hedhim edhe sheqerin dhe e lemë të ziej duke e përzier vazhdimisht gjer sa marmelata të trashet.