Mësoni sesi të përgatisni djathin kaçkavall vetë në shtëpi.

Një metodë shumë e thjeshtë dhe e suksesshme.

Përbërësit:

  • 5 litra qumësht
  • 5 lugë gjelle kripë
  • 1 bustinë limontozë 

Përgatitja: 

  • Si fillim vendosni qumështin të ziejë dhe sapo të marrë valë i shtoni kripën. 
  • Më pas i shtoni limontozën derisa masa të trashet dhe qumështi të marrë një ngjyrë të verdhë. 
  • Lagni një napë pambuku dhe vendosni në mes, masën që sapo përgatitët. 
  • Shtypeni mirë derisa ti hiqni gjithë lëngun. 
  • E lini të pushojë për dy orë dhe më pas e vendosni në frigorifer. 
  • Pasi të jetë gati, nxirreni djathin dhe shijojeni! 

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook