Përbërësit:

  •  1 litër qumësht me yndyrë ose i skremuar
  •  200g sheqer
  •  55-60g miell
  •  60g kakao e hidhur
  •  Një majë luge kripë
  •  Lëkura e grirë e një kokrre limoni bio
  • 2 bustina vanilje 

Përgatitja:

1. Vëmë qumështin të ngrohet.

2. Në një tas hedhim nëpërmjet një site kakaon dhe miellin, shtojmë sheqerin, kripën, lëkurën e grirë të limonit ose vaniljen dhe i përziejmë me pirun.

3. Pasi qumështi është vakur (nuk duhet të nxehet), marrim një garuzhde dhe duke e përzier shpejt me rrahësin e vezëve, e hedhim në tasin ku kemi përbërësit e tjerë.

4. Masën e krijuar e shtojmë në tenxheren me qumështin e vakur.

5. përziejmë vazhdimisht me rrahësin e vezëve dhe e lëmë në zjarr derisa të marrë valë.

6. E hedhim në formën e madhe për buding ose në forma të vogla.

7. Format i lagim më parë me ujë të ftohtë, që pudingu të dalë më lehtë kur ta përmbysim në pjatë.

8. E lëmë të ftohet në temperaturën e ambientit dhe pastaj e futim në frigorifer për të paktën tri-katër orë përpara se ta shërbejmë.