Instagram është një prej rrjeteve sociale më të përdorura, i cili është ‘ndërtuar’ për shpërndarjen e fotove. 

Mirëpo një lulëzim duket se ka pësuar opsioni ‘story’ në Instagram, i cili përdoret gjithnjë e më shumë nga të rinjtë.

Ju mund të shikoni historitë e miqve, duke klikuar ikonat e tyre në krye të Instagram. Po sikur të shkarkonit një histori dhe ta ruani atë?

Ja sesi të ruani privatisht një histori Instagrami:

  • Vizitoni Storiesig.com në kompjuter ose telefon
  • Vendosni emrin e përdoruesit historinë e të cilit doni të shkarkoni. Duhet të jetë emri i saktë (username)
  • Nëse ai emër përdoruesi që keni vendosur është i saktë do të shfaqet një emër dhe një foto profili në rezultatin e kërkimit. Selektojeni për të parë historitë e tij.
  • Në faqen e rezultateve klikoni butonin “Download” për të ruajtur historitë që dëshironi.
  • Duhet të keni parasysh se sapo historia të fshihet, nuk mund ta shkarkoni më me këtë softuer.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook