Kastraveci është ndër perimet që gjithnjë rekomandohet kur vjen puna për dobësim dhe shkrirje dhjamërash.

Dy recetat në vijim, janë të rekomanduara që të merren në darkë (jo shumë vonë që mos çoheni natën për të urinuar).

Përdoreni vetëm njërën prej tyre dhe gjatë natës trupi juaj do të përfundojë duke djegur dhjamin, ndërkohë që ju flini “tullë”, sepse ju ndihmon edhe për gjumë të qetë.

RECETA NR.1/PËRBËRËSIT

  • 1 kastravec
  • një tufë majdanoz ose mente
  • 1 limon
  • 1 lugë xhenxhefil i grirë
  • 1 lugë lëng aloe vera
  • 1/2 gotë me ujë

SI TA PËRGATISNI:

Përziejini dhe shtrydhini bashkë përbërësit e listuar dhe konsumojeni pijen para se të shkoni në shtrat.

Ju mund ta vazhdoni atë për një muaj dhe pastaj të bëni një pushim një javor.

Nëse keni nevojë, mund ta filloni përsëri ciklin.

RECETA NR. 2/ PËRBËRËSIT:

  • 1 limon të athët
  • 2 tranguj
  • 1 portokall të madh
  • mjaltë sipas dëshirës
  • nenexhik sipas dëshirës
  • 1 litër ujë të gazuar

SI TA PËRGATISNI:

Bëjeni pure kastravecin në një blender dhe tjetrin priteni në feta.

Shtrydhni lëngun nga portokalli dhe limoni.

Kombinojini kastravecat, lëngun dhe mjaltin në një broke të madhe dhe përziejini së bashku.

Shtoni ujin e gazuar dhe zbukurojeni me gjethe të freskëta nenexhiku.