Një grua e fortë të thotë lamtumirë ndryshe nga çdokush tjetër.

Kjo për shkak se nuk është një grua e thjeshtë, por një femër komplekse dhe e thellë.

Nuk do të qajë për një kohë të gjatë, nuk do t’ju fajësojë për gabimet tuaja të kaluara dhe nuk do t’ju detyrojë të qëndroni.

Ajo është mësuar me ndarjet. Ndarjet e kanë bërë më të fortë.

Do t’ju lejojë të shkoni, sepse ajo e di që shumë marrëdhënie janë të kalbura dhe se jeta vazhdon, me ose pa të dashurit.

Ajo do ta respektojë vendimin tuaj, sepse e di që meriton të jesh i lumtur dhe të jetosh jetën sipas dëshirave të tua.

Një grua e fortë e di që ajo duhet të mbijetojë vetëm dhe se kurrë nuk duhet të mbështetet mbi të tjerët. Ajo e di se duke u mbështetur tek dikush, do të rrezikojë të thyejë zemrën.

Një grua e fortë gjithmonë do i kujtojë vetes, se dashuria nuk mund të imponohet, por lind thjesht dhe spontanisht.

Ajo është një grua që e di se në çdo largim ka një ardhje të re, që njerëzit vijnë e shkojnë dhe se kjo nuk do të ndryshojë thelbin e saj.

Ajo është një grua e lodhur nga shumë braktisje, por që nuk dëshiron të merret si e mirëqenë. Asaj kurrë nuk do t’i vijë keq që ka dashur, por do të jetë në gjendje të fillojë përsëri.

Gruaja e fortë është një grua që guxon, e cila ka forcën të rihapë zemrën e saj, edhe pse është dëmtuar miliona herë.

Ajo do të mbajë të paprekur shpresën për të gjetur dikë që e di se si ta dojë me të vërtetë një ditë. Që di të qëndrojë, çfarëdo që të ndodhë.

Mungesa juaj do t’i mësojë vlerën e saj, për të kuptuar se gjithmonë do të jetë e njëjtë, me ose pa ju.

Pra, në vend të dëshpërimit për lamtumirën tuaj, do të ringrihet në këmbë dhe do të bëjë më të mirën për të mbijetuar çdo ditë.

Mungesa juaj do t’a motivojë që të ndjekë ëndrrat dhe qëllimet e saj. Për t’i arritur ato dhe për të patur sukses.

Ajo do të jetë në gjendje të bëhet edhe më e fortë, sepse dhimbja është një mësim i frikshëm që e mëson dhe e forcon.

Në vend që t’ju kërkojë të ktheheni, do të mësojë të falë veten për gabimet e saj.

Do të mësojë ta dojë veten më shumë se më parë, sepse edhe një herë do të kuptojë se dashuria për veten është çelësi i mbijetesës.

Do të bëjë gjithçka që të mos ju fajësojë. Nuk do ju mbajë mëri, nuk do të dëshirojë të ushqejë zemërimin dhe mllefin brenda vetes.

Dhe për një gjë mund të jeni të sigurt: kur një grua e fortë thotë lamtumirë, ajo kurrë nuk kthehet.

Kur e kuptoni gabimin tuaj, do të jetë tepër vonë.

Një grua e fortë nuk do të jetojë kurrë në të kaluarën, por do të ecë përpara ditë pas dite dhe do sigurohet t’ju lërë pas.

Kur një grua e fortë thotë lamtumirë, në fakt do jeni ju që do i thoni lamtumirë pjesës më të bukur tuajës.