Një dëshmi tronditëse e cila tregon rastin e një tradhëtie bashkëshortore ka ardhur në emisionin “Me zemër të hapur” në News 24 duke tronditur mbarë opionionin publik.

Më e keqja në këtë ngarje është se marrëdhëniet mes gruas dhe dashnorit të saj janë konsumuar në sy të dy fëmijëve të mitur 9 dhe 5 vjeç.

Familja Nacaj nga Kopliku ka qenë ajo që ka denoncuar nusen e djalit të tyre, të cilën e kanë filmuar teksa e kanë kapur në dhomën e gjumit të vjehrrit me të dashurin, ndërsa djali i tyre, burri i protagonistes është në SHBA prej 4 vitesh.

Ka qenë kunata dhe burri i saj që kanë hyrë në dhomë, më pas edhe persona të tjerë.

Të qarat e fëmijëve janë ato që drithërojnë çdo zemër, pavarësisht se shumë mund ta shikojnë si një dukuri që ndodh rëndom./BalkanWeb/

Dialogu i plotë i zhvilluar në dhomën e gjumit

Nusja (ulur në krevat pasi dikush hyn në dhomë): Fike dritën mor burrë i dheut
Kunata: Pse s’ma hape derën?
Nusja: Pse me hap derën? Më trembe, jam pa sutjena a merr vesh?
Kunata: Pse pa sutjena, pse fle pa sutjena në sy të fëmijëve
Kunata: Kush është këtu (ngre batanijen)
Nusja: Askush.
Kunata: Këto këmbë të kujt janë?
Nusja: Të askujt.
Familja e burrit: Jo të dikujt janë, të kujt? (I çojnë çarçafin, zbulohet i dashuri dhe nusja nudo. Nusja e mbulon)
Kunata: Mbuloje mirë, ja pafsh hajrin.

LEXO EDHE:  Aksident fatal në aksin Shkodër-Koplik, makina përplas për vdekje këmbësorin

(Burri i kunatës e qëllon nusen në kokë. Fëmijët në dhomë nisin të qajnë, të bërtitura)
Nusja: Mos filmoni asgjë! (I dashuri lakuriq duke u veshur)
Kunata: A të ka pëlqyer? I pafsh hajrin. Këta fëmijë mi lini rehat se janë të vëllait tim.