Një video e rëndë me skena dhune në burgun e Korydhalos në Greqi ku duket se një shqiptar është masakruar dhe dhunuar barbarisht.

Dhuna midis të burgosurve në korridoret e burgut, ndodhur më 14 janar të këtij viti, ku humbi jetën shqiptari Albert Bako, 37 vjeç. Shqiptari ecën nëpër korridor dhe sulmohet nga dy të burgosur të tjerë.

Oficerët e burgut duken të paaftë për të ndërhyrë dhe nuk bëjnë thuajse asgjë. Në fund të videos viktima duket në një barelë dhe transferohet në spitalin e burgut.

Një situatë që të kujton Meksikën dhe Kolumbinë. Gazeta greke “TaNea”, shkruan se muajt e fundit në Koridhalo kanë ndodhur rreth 10 përplasje të përgjakshme, 26 vdekje të dënuarish për shkaqe të ndryshme dhe dhjetëra plagosje, disa prej të cilëve shqiptarë.
Albert Bako sapo ishte transferuar në burgun e Koridhalos në Greqi nga burgu i Hania kur u vra nga të dënuar të tjerë. Transferimi i tij ishte marrë vesh nga disa anëtarë të një bande rivale, të cilët e futën në kurth dhe e vranë.