Kur na ndan një orë nga nisja e protestës së gjashtë kombëtare të opozitës, burime nga PD bëjnë me dije se drejt kryeqytetit janë nisur nga rrethet 60 mijë qytetarë. Selia blu pretendon se pavarësisht presioneve të bëra mbi qytetarët, protesta do të ketë një pjesëmarrje masive.

Shifrat e nxjerra nga PD:

Qarku Shkodër – 9450 qytetarë

Qarku Lezhe – 7300 qytetarë

Qarku Kukës – 3800 qytetarë

Qarku Dibër – 3500 qytetarë

Qarku Durrës – 9800 qytetarë

Qarku Elbasan – 8100 qytetarë

Qarku Berat – 3000 qytetarë

Qarku Fier – 5600 qytetarë

Qarku Vlorë – 5000 qytetarë

Qarku Gjirokastër – 2200 qytetarë

Qarku Korçe – 4700 qytetarë