Vijojnë akuzat në distancë mes ministrit të Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj me deputeten e PD, Jorida Tabaku lidhur me sistemin e ri të monitorimit të transaksioneve të biznesit.

Tabaku deklaroi se koncesioni i sistemit te tatimeve është aferë korruptive, por ministri Ahmetaj i është përgjigjur në Facebook duke thënë se nuk ka koncesion për këtë sistem të aplikuar.

“Dje një duet i dobët përçartjeje publike, sot një solo për të ardhur keq. Eshtë e kotë t’iu përgjigjesh për çdo budallallëk! Nuk ka koncesion zonjë! Por si duket ju dhe partia juaj ia keni koncesionuar mendjen paditurisë.

Ne mbetemi të vendosur të cojmë përpara reformat, të vazhdojmë uljen e lehtësimin e mëtejshëm të ngarkesës fiskale për biznesin e qytetarët dhe të fokusojmë TË GJITHË VËMENDJEN TEK NJERËZIT e tek puna në shërbim të tyre”- tha Ahmetaj.