Pas situatës së tensionuar të krijuar gjatë seancës së sotme parlamentare, kryeparlamentari Gramoz Ruçi ka kërkuar përjashtimin nga Kuvendi të ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati.

Kjo kërkesë e Ruçit është bërë për faktin se ministri Bushati, në momentin e tensionimit të situatës në seancë, ka hedhur ujë në drejtim të deputetëve të opozitës.

Mësohet se kryeparlamentari Ruçi do të mbajë qëndrim korrekt ndaj të gjithë deputetëve që çuan në tensionimin e situatës në Parlament.

Ndërsa Partia Socialiste ka kërkuar përjashtimin nga Kuvendi të disa deputetëve të PD-së, të cilët janë: Edi Paloka, Ervin Salianji, Kejdi Mehmetaj, Klevis Balliu, Endrit Brahimllari dhe Flamur Noka.

Byroja e Kuvendit, që do të mblidhet pasditen e sotme në orën 18:00 do të diskutojë këto kërkesa.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook