Petrit Vasili, ish-kreu i grupit parlamentar ka reaguar pas situatës së tensionuar në afërsi të gjimnazit “Petro Nini” në Tiranë.

Vasili ka postuar në rrjetet sociale një moment kur banorët përplasen me forcat policore, edhe momentin kur një efektiv policie  mban të shtrënguar pas vetes, një fëmijë të vogël.

Gjithashtu Vasili nuk kursen edhe kritikat ndaj kryeministrit Rama, ku shprehet se ajo skenë do ta ndjekë gjithë jetën.

“Cfare kryeminister trushkulur!!

Policia u soll si gangstere dhe kriminele me banoret te Petro Nini, kurse kryeministri thote:fajin e ka kazani.

Sigurisht kur dhunohen edhe femijet ketij nuk ka si te dhembe,sepse ky vetem hallin e karriges se tij te pëgërë ka.

Por foto e ketij femije ka per te mbetur perjete per Edi Ramen nje damke turpi, qe s’do ta heqe tere jeten, meqenese eshte edhe…. edhe prind”, shkruan Vasili.