Pas lajmit se shumë karta identifikimi e kanë afatin e fundit të skadencës këtë vit, Ministria e Brendshme ka njoftuar, se Gjendja Civile në Tiranë të jetë e hapur edhe këtë të shtunë, kështu për shkak të fluksit të lartë të qytetarëve aplikantë.

“Hapja e zyrave edhe në fundjavë, është një mundësi më shumë për gjithë të punësuarit që nuk e kanë të mundur të kryejnë përtëritjen e dokumentit gjatë javës, për shkak të angazhimit në punë.
Ministria e Brendshme fton çdo qytetar të verifikojë skadencën e kartës ID dhe të mos e lërë për ditën e fundit aplikimin!”, thuhet ne njoftimin e Ministrise se Brendshme.