Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një qytetari i cili ndodhet në Plazhin e Durrësit.

Ai ka denoncuar portin e Durrësit për djegien e mbetjeve duke shkaktuar krijimin e një arome të pakëndshme për pushuesit dhe dy shtëllunga tymi të zi.

Berisha ka publikuar edhe foton denoncuese me mbishkrimin “Nje miremengjes nga turistet e Durresit per piktorin deshtak”

Postimi i Sali Berishës:

Nje miremengjes nga turistet e Durresit per piktorin deshtak!

Lexoni mesazhin dhe shikoni foton e qytetarit dixhital. sb

“Shiko cfare behet ne portine durrsit z berisha kemi ardh per pushime jo te thithim aromen e plerave”