Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në Universitetin e Bujqësor të Tiranës ku tre pedagogë janë shkakruar nga detyra pas denoncimeve për ngacmim s*ksual të studenteve  vajza dhe shitje të librave me detyrim.

Lajmin e ka bërë të ditur rektori i Universitetit Bahri Musabelliu, i cili i kontkatuar nga mediat ka deklaruar shkarkimin e 5 pedagogëve si dhe nuk ka përjashtuar mundësinë për shkarkime të tjera.

“Më vjen keq ta them, por nuk kam pse e fsheh, deri më tani kam firmosur pesë urdhra dhe në ditët e ardhshme mund të ketë edhe shkarkime të tjera. Kryesisht me bazën e indiceve që kam pasur nga studentët, të cilët kanë denoncuar për ngacmime seksuale, për shitje tekstesh me detyrim, mit-marrje dhe ngacmime seksuale vajzash. Këto raste nuk mund t’i lija pezull. Kam pasur raste kur studentët janë ankuar për pedagogë të paaftë dhe për shitjen e librave, të cilët nuk u kanë shërbyer atyre”, ka deklaruar Musabelliu.