Është bërë publike ditën e sotme nga televizioni Ora News përgjimi i telefonatës së shefit të imazherisë në QSUT Maks Basha dhe infermierit dhe njëkohësisht kreun e Shoqatës së Infermierëve Elson Jaçaj, ku ky i fundit bie pre e kërënimit të Maks Bashës. 

Kërënimi dyshohet të ketë ardhur pas kritikave të shumta që Jaçaj ka bërë me funksionimin e QSUT-ës dhe paralajmërimit të tij për ngritjen në protestë të të gjithë stafit të infermierëve, nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook.

Menjëherë pas postimit të bërë Jaçaj ka marrë telefonatën kërcënuese nga Maks Basha, ku me tone kërcënuese ky i fundit i kërkon Elsonit të mos flasë publikisht për problemet e infermierëve dhe pagat e tyre por të shohë vetëm derën e shtëpisë së tij.   

Në përgjimin e plotë të telefonatës dëgjohet të thuhet: 

Maks Basha: Je President i Shoqatës mo?

Elson Jaçaj: Po.

Maks Basha: Që kur?

Elson Jaçaj: Kam dy vite.

Maks Basha: Elison shiko çunin, zonjën në shtëpi dhe asgjë tjetër.

Maks Basha: Fshiji urgjent këto ndjesa se janë ironike dhe në dëmin tënd. Më shfrytëzuan thuaj, rashë viktimë. Çoja të gjithëvë, të thashë, shiko shtëpinë tënde. Urgjent, fshije atë dhe bëj këtë, jo në formë ironike. Ishte më e rëndë kjo që kishe bërë, ta dish.

Maks Basha: Kur të rriten rrogat, nuk do rriten se do duan, do rriten kur të kenë mbështetje, të ardhura, nuk i bëjmë dot as unë, as ti. 

LEXO EDHE:  Gjykata e dënon për dhunë në familje, i burgosuri kërcënon gruan me telefon nga qelia: Nuk shpëton dot nga unë

Basha i kërkon Jaçajt që të përgënjeshtrojë statusin në faqen e tij në facebook, por Jaçaj jo vetëm që nuk e ka përgënjeshtruar postimin por e ka rikthyer statusin me ndjesën e tij, duke thënë se ndjesa u drejtohej personave që mendonin se mund ta përdornin për interesa personale, por edhe duke denoncuar vazhdimisht problematikat me infermierët, ku më i fundit ka qenë ai për korrupsionin në provimin e liçensave. 

Ndërkaq rikujtojmë se  në datën 20 dhjetor, infermierët kanë njoftuar se do të ngrihen në protestë.