Një vajzë 20-vjeçare ka denoncuar sot një rast skandaloz, ku një i moshuar e ngacmon seksualisht, madje i ka dërkuar dhe foto mjaft të pahijshme në rrjete sociale.

20-vjeçarja nga Shkodra ka kërkuar ndihmën e ish-kryeministrit Sali Berisha për denoncimin e këtij rasti, pasi sipas saj nuk ka gjetur mbrojtje nga ana e policisë.

Në mesazhin e dërguar në faqen e ‘Facebook-ut’ të Sali Berishës vajza sqaron se ka bërë një kallëzim penal në polici ndaj “të moshuarit pervers” që po e përndjek, por që nuk ka pasur ndonjë reagim nga ana e policisë.

Kjo pasi përndjekësi njihet si një eksponent i PS-së, por dhe si ish-zyrtar i lartë në Policinë e Shtetit.

Postimi i Sali Berishës

Shikoni si mbrojnë cubin siçilist, që dërgon foto lakuriq në facebook-un e një vajze, narko-horrat me uniformë të Edvinit!

Lexoni mesazhin shikoni fotot qe dergon qytetarja dixhitale. sb

“mirdita zoti Doktor, un qe po te shkruaj jam nje vajze nga Shkodra 20 vjece. dua te denoncoj nje shtetas me emrin Bajram Qarri i cili me ka ngacmuar dhe ndjekur rregullisht neper Shkoder, arriti te me gjej dhe facebook-un timin dhe te me dergoje foto nudo te tijat. un me ti marr keto foto vajta ta denoncoja tek komisariati i policis Shkoder, ne momentin qe hyra tek porta kerkova nje punonjes policie per te bere kallxim,pasi e njoftuan nje oficer policie dhe mora kontakt me ate duke ja treguar per shqetsimin qe kisha. por ne moment sa mori vesht per rastin dhe personin per ke bente fjale,hasa ne nje menefregisem dhe neglizhenc sa arriti oficeri i policise te me thoje qe mos ben kallxim sepse je vajz e re dhe do te dalin emri ne televizor dhe esht turp.un u largova nga policia dhe tani po te shkruaj ty sepse personi qe behet fjali shtetasi Bajram Qarri esht nje ish-punonjes policie i cili e gezon statusin e ushtarakut nga taksapaguesit, ishte ky person qe lajmeroj ish koleget e vet qe te me nxirrshin jasht nga komisariati,ky person vazhdon te me beje presion pasi thot qe un jam njeri i shtetit dhe i qeveris ne pushtet partis socialiste dhe kam force te te bej cdo gje, zoti Berisha un po ti dergoj ca foto ku mi ka derguar ky ish-polic dhe militant i partis socialiste ne shkoder,ku shihet me drejtues te lart te partis PS.ju faleminderit.”

LEXO EDHE:  Bushati flet me Kotzias, Greqia ndihmon me avion zjarrfikës

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1357″ sortorder=”12647,12652,12649,12651,12648,12650,12653″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”0″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook