Më 19 dhjetor Partia Demokratike ka denoncuar publikisht një skandal në lidhje me projektin e Unazës së Re. PD akuzoi publikisht kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj dhe kryeministrin Edi Rama se kanë favorizuar pronën 60 milionë euro të Edmond Begos, i njohur edhe si trafikant i droges, duke devijuar projektin e Unazës së Madhe. 

I ftuar në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” ka qenë dhe Këshilltari Ligjor i Partisë Demokratike Gazmend Bardhi, i cili ka sjellë fakte të reja mbi megaskandalin e ndërtimit të Unazës së Re.  

Gazment Bardhi ka shprehur në studiot e televizionit të News24 se Rama e Veliaj kanë ndryshuar me vetëdije projektin e Unazës për të lënë biznesmenin Edmond Bego të ndërtojë një kompleks luksoz.  

“Nuk kemi kompleks të përmendim emrin e Bashkim Ulajt, që shpërdoron paratë e shqiptarëve. Fakti është se atje është një kukull, një 26 vjeçar që nuk është pronar i vërtetë i asaj kompanie. Ai ka punuar recepsionisht. Kaq fakte janë bërë deri më tani. Ka qenë detyra e shtetit që të bëjë verifikimin e tenderave”, deklaroi Bardhi për gazetarin Ylli Rakipi.