Burime mediatike kanë bërë me dije se Kreu i  Autoritetit Rrugor Shqiptar Afrim Qendro është shkarkuar nga detyra.

Të njëjtat burime bënë me dije se në vend të Qendros do të jetë ish-ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes Sonila Qato.

Shkarkimi i Qendros nga detyra vjen pak nisjes së hetimeve ndaj tij pas zbulimit të skandalit ‘DH Albania” në Unazën e Re, të kompanisë që do të përfitonte milionat për ndërtimin e segmentit dhe që e kishte fituar tenderin e shpallur nga ARRSH.

Qendro, në dëshminë e parë ën Prokurori, ka deklaruar se procedurat kishin qënë sipas ligjit dhe nuk nuk ndihej përgjegjës për skandalin.

Ndërkohë dje, drejtori i Operatorit të Sistemit të Transmetimit Klodian Gradeci dha dorëheqjen, sërish pas një skandali lidhur me “DH Albania”. Kjo pasi kjo firmë mori tenderin prej 12 mln eurosh për një linjë energjitike. Pas daljes së fakteve, tenderi u anulua.