Pasi të mësoni të dhënat e fundit të shkencës, do ta ndryshoni zakonin e konsumimit të madh të kafesë gjatë ditës tuaj. 

Specialistët e shëndetit, paralajmërojnë konsumatorët që të kontrollojnë nivelin e lëndës acrylamide tek kafja që përdorin, pasi në të kundërt rrezikojnë të diagnostikohen me kancer.

Sipas studimeve të fundit, përbërësi i quajtur acrylamidek prodhohet gjatë kohës kur kafja piqet. Nga eksperimenti i kryer si fillim tek kafshët, ka rezultuar se ky përbërës është kancerogjen. 

Ndërkohë një gjykatë në Los Anxhelos ka dënuar 90 kompani kafesh, midis të cilave dhe Starbucks Corp.  Shkak për këtë është bërë niveli i lartë i lëndëve kancerogjene.

Kompanitë nuk i kanë hedhur poshtë akuzat, por kanë deklaruar se niveli i kësaj lëndë kimike tek kafeja është normale dhe nuk paraqet rrezikshmëri për shëndetin e konsumatorëve.

Sipas tyre, kjo lëndë përftohet si nënprodukt gjatë procesit të pjekjes dhe është i nevojshëm për ti dhënë aromë kafesë. Megjithatë pavarësisht mbrojtjes, gjykata ka shpallur fajtore kompanitë.

Ky vendim i ka hapur rrugën dhe ‘Këshillit për Edukimin dhe Kërkimin”, për të mbajtur nën kontroll industritë, si dhe për të eliminuar këtë kimikat të dëmshëm nga produktet ushqimore.

Por nuk është hera e parë që kjo lëndë kimike gjendet në produktet ushqimore. Përpara disa kohësh dhe industritë e Chipsave u gjobitën për nivele të larta të lëndës së rrezikshme, acrylamid.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook