Pas disa rasteve të bëra publike në media lidhur me sigurinë e ushqimeve dhe përdorimin e hormoneve të rrezikshme për rritjen parakohe të fruta dhe perimeve, ka reaguar Prokuroria e Përgjegjshme.

Në një njoftim publik, Prokuroria shprehet në mungesë të kompetencës për të nisur kryesisht hetime, në mënyrë të vazhdueshme u ka kërkuar të gjithë prokurorëve që  pavarësinë e tyre ta vendosin në shërbim të zbatimit të ligjit për të rritur  besueshmërinë e publikut.

“Duke marrë shkas nga denoncimet e fundit  të medias së shkruar dhe asaj vizive mbi sigurinë ushqimore, ditën e djeshme, Prokurori i Përgjithshëm i është drejtuar prokurorisë së Beratit si prokurori kompetente me një kërkesë të menjëhershme për vlerësimin ligjor të të gjitha rrethanave dhe fakteve të dyshuara që mund të përbëjnë vepër penale.

Përfitojmë nga rasti të falënderojmë median e njëkohësisht t’ju bëjmë thirrje të gjithë prokurorëve të ushtrojnë  funksionet e tyre duke qenë të ndjeshëm dhe të vëmendshëm ndaj të gjitha burimeve të hapura të informacionit për ngjarjet sensibilizuese dhe me ndjeshmëri për opinionin publik”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.