Ish-velina e “Xing me Ermalin”, Rashel Kolaneci ka publikuar një fotografi ku shfaqet pa makijazh.

Rashel ka zgjedhur orët e vona të darkës për të realizuar këtë foto, ku ndryshe nga herët e tjera, i mungon buzëkuqi i theksuar, toni i errët i syve dhe pudra.

Këtë foto natyrale e kanë pëlqyer edhe fansat e saj, të cilët e kanë kritikuar atë se pse bën aq shumë grim kur duket kaq e bukur natyrale.

“Qenke me miliarda herë më e bukur pa make-up”, i shkruan një komentues Rashelit.

“O Rashel, nuk ke shkuar në karnavale sonte?”, shkruan një tjetër fans, duke i vënë në dukje se makijazhi që bën ajo, është i tepruar.

Duhet theksuar se grimi që bëjnë personazhet në TV, shpesh herë është shumë i rënduar.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook