Gjashtë njerëz janë gjendur të varur në 3 ura të ndryshme në Meksikë, pranë zonës turistike Los Cabos.

Autoritetet nuk dhanë detaje mbi atë që i ka ndodhur viktimave, por shpesh herë kartelet e drogës i varin trupat e viktimave në vende publike që të frikësojnë rivalët.

“Dy trupa u gjetën në një urë në Las Veredas, pranë Aeroportit Ndërkombëtar Los Cabos dhe dy në një urë tjetër në autostradën midis Cabo San Lucas dhe San Jose del Cabo”, thanë prokurorët vendorë në një deklaratë.

“Dy trupa të tjerë u gjendën të varur në një urë tjetër pranë aeroportit”, shtuan prokurorët në një deklaratë të veçantë.

Një shef policie i cili foli për mediat por në mënyrë që ti ruhej anonimiteti u shpreh se viktimat u varën në urë në mënyrë makabre.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook