Pas Fierit dhe Mallakastres, kryetari i PD, Lulzim Basha, u takuar me strukturat e degës së Lushnjës. Gjatë fjalës se tij në këtë takim, Basha vuri theksin te dhuna e Rilindjes ndaj punonjësve të administratës për të dalë me detyrim në votimet moniste të 30 qershorit.

“Detyroi me dhune dhe presion me buken e gojes mijra punonjes administrate dhe mori ate qe meritonte prej tyre. Vetem ne Lushnje nxorri ne votime me dhune rreth 1700 mesues. Refuzim dhe mesazh te qarte qe duhet te largohet. Dhe do largohet per te cliruar edhe punonjesit publik nga presioni me buken e gojes”, vuri ne dukje lideri i opozites.

Basha theksoi mesazhin se tashme 85 perqind e shqiptare kerkojne ndryshimin e madh qe nis me largimin e Edi Rames.

“85 perqind e qytetareve treguan qe e refuzojne regjimin e Edi Rames dhe se duan ndryshimin. Ata duan jo thjeshte te iki nje parti dhe te vije nje tjeter.
Nuk jemi në betejë për karriget tona, por për të mbrojtur interesin publik, për ndryshimin rrënjësor të sistemit, që e keqja që solli Edi Rama, të mos përsëritet më kurrë”, tha Basha.

Basha theksoi se ne 30 Qershor Edi Rama kishte nje skenar per gjakderdhje mes shqiptareve.

“Pergjegjshmeria jone provon edhe njehere se jemi ndryshe nga Edi Rama. Ai per pushtet eshte i gatshem te saktifikoje gjithcka, edhe jeten e shqiptareve. Nderkohe qe per ne demokratet kjo eshte e papranueshme”.