Ditën e nesërme opozita e bashkuar do të organizojë protestën e radhës, por kësaj here do të zhvendoset në akset kryesore që lidhin Jugun dhe Veriun me kryeqytetin dhe jo para Parlamentit apo Kuvendit siç ka ndodhur në ato të mëparshme.

PD dhe LSI ka njoftuar se nesër në orën 18:00 do të bllokohen akset kryesore lidhëse me Tiranën.

Opozita do të bllokojë aksin që lidh Juglindjen me Tiranën, në rrethrrotullimin e Bradashehsit në Elbasan,zona e Jugut do të bllokohet në rrethrrotullimin e Sheqit të Fierit.

Protestuesit nga Veriu i vendit do të grumbullohen në Milot, ndërsa do të bllokohet edhe hyrja e Tiranës te sheshi ‘Shqiponja’, si dhe një tjetër pikë që do të bllokohet do të jetë edhe ajo te Shkëmbi i Kavajës.