Skënderbeu ka arritur një fitore të rëndësishme në shtëpi kundër Flamurtarit me rezultatin 1-0.

Ka mjaftuar goli i Muzakës në minutën e ’83 të sfidës për t’i dhënë një tre pikësh të vlefshëm korçarëve kundër vlonjatëve që pozicionohet të dytët në tabelën e klasifikimit.

Me fitoren e arritur, të besuarit e Ilir Dajës, shkëputen +11 pikë nga Flamurtari i vendit të dytë, kur jemi në javën e 11 të Superligës.

Korçarët kanë dominuar lojën dhe kanë krijuar mjaft raste të mira shënimi, por rezultati u zhbllokua vetëm 7 minuta nga përfundimi i kohës së rregullt.

Tabela e Klasifikimit:

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook