Këngëtari nga Shqipëria, Skerdi Ago dhe partnerja e tij, prezantuesja Vesa Rama, janë bërë prindër të një djali, ndërsa muzikanti është shprehur shumë i gëzuar me një postim emocional në rrjetet sociale.  

Çifti është në lidhje qe një kohë të gjatë, ndërsa nuk kanë hezituar të ndajnë një fotografi të përbashkët me foshnjën për ndjekësit në Instagram.\

“Sot u mbusha me lot, por me lot gëzimi. Ndjenja më e bukur në botë, dashuria më e veçantë që kam përjetuar. Nuk paska ndjenjë më të bukur kur në jetë të vjen një engjëll që të bën të harrosh çdo gjë për çka ke luftuar dhe çka ke kaluar dhe çdo dashuri, sepse dashuria më e madhe është ky bukurosh i bukur”.