Këto pamje për shumë persona mund të jenë vërtet të rënda dhe shqetësuese, duke qenë se sasia e gjakut është me të vërtetë shumë e madhe e vetmja gjë që mund t’ju qetësoj është se ai gjak nuk është njeriu.

Bëhet fjalë vetëm për gjakun e nxjerrë nga një peshk i madh, 10-15 kilogramë që një peshkatar i zonës aty pasi e kishte kapur ka vendosur ta pastrojë në breg të detit ku si pasojë fëmijët që po luanin aty janë trembur goxha. Pushuesit u revoltuan dhe shkuan pranë tij duke debatuar e duke i ngritur zërin peshkatarit të cilit po i kërkohej që ta largonte peshkun nga aty.

Ja çfarë bënë një peshkatar që tmerroi plazhistët dhe fëmijët në mes të plazhit në Borsh, duke therë një peshk rreth 10- 15 kg, ku gjaku u shpërnda gjithandej. Edhe pse njerëzit debatuan me peshkatarin që të mos e pastronte aty, ai as që e prishi terezinë. Peshkun e kishin kapur me rrjetë”, – thotë qytetari.