Ballina Kryesore 27-vjeçari shqiptar vdiq nga kanceri, familja e tij bën gjestin e madh...

27-vjeçari shqiptar vdiq nga kanceri, familja e tij bën gjestin e madh human

Familja e Valdet Zeqirajt, 27-vjeçari nga Istogu, i cili ndërroi jetë pak ditë më parë, pasi humbi betejën me kancerin, ka bërë një gjest të madh human.

Familjarët e Valdetit kanë lajmëruar se shuma prej 30 mijë eurosh të grumbulluara për shërimin e djalit të tyre nuk do t’i mbajnë ata.

Ata thanë se me ato para do të themelojnë një Fond Humanitar për t’i ndihmuar rastet e ngjashme për shërim.

Lajmin e ka konfirmuar për Radio Fontana, babai i Valdetit, Halil Zeqiraj.

LEXO EDHE:  U kap me kokainë në makinë, ja detaji që e "tradhtoi" shqiptarin në Itali

“Qytetarët treguan vullnetin e tyre të mirë, por fati e deshi që Valdeti mos të vazhdojë jetën, por tu bashkohet shumë të tjerëve që shkuan nga e njëjta sëmundje. Uroj që ky fond kurrë mos të shpenzohet, por nëse ka nevojë lë të jetë në shërbim të nevojtarëve”, u shpreh Zeqiraj.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook