Ballina Sociale 85­-vjeçarja shqiptare bëhet italiane, komunari: Na duhen njerëz si Ismetja

85­-vjeçarja shqiptare bëhet italiane, komunari: Na duhen njerëz si Ismetja

Një gjyshe shqiptare, 85-vjeçe, që jeton prej 14 vitesh në Itali ka realizuar ëndërrën e fëmijërisë, duke marrë shtetësinë italiane.

85-vjeçarja kujton se kur ishte e vogël në Shqipëri, ka parë se si nazistët i vranë të atin, pasi ai strehonte ushtarët italianë, të cilët mundoheshin të shpëtonin kokën nga gjermanët.

Gjyshja thotë se nga ai moment e në vijim, ajo nuk ka hequr kurrë dorë nga ëndrra që një ditë të bëhej italiane.

Siç dhe thuhet në kësi rastesh, më mirë vonë se sa kurrë: për Ismetën gjithçka u bë realitet.

Ka qenë vetë nënkryetari i komunës së Saluzzos, Andrea Momberto që i ka dhënë pasaportën të moshuarës.

Në lidhje me këtë rast, kryetari i komunës shkruan: se pata kënaqësinë të firmos aktin që e bën qytetare të këtij vendi. Një vend që ka shumë nevojë për njerëz si Ismetja.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook