Ballina Sociale A e dini pse dhe si krijohet ngërçi?

A e dini pse dhe si krijohet ngërçi?

Tendosja apo ngërçi në pulpën e nëngjurit, që mund të përhapet edhe në kofshë, shpesh tregon ngushtimin kritik apo mbylljen e tërësishme të arteries së këmbës.
Kohë pas kohe tendosja ose ngërçi në pulpën e nëngjurit, mund të shfaqet për shkak të mungesës së mineraleve në trup, më së shpeshti për shkak të djersitjes së tepërt, por shpesh tregon edhe ngushtimin kritik por edhe mbylljen e plotë të arteries së këmbës.

Vendi i tendosjes, përkatësisht i dhembjes, tregon që problemi me siguri është në arteriet e kofshës, por mund të ekzistojnë edhe ngushtim i arterieve në gilca apo në komblik, përkatësisht në bark.

Ngërçi i këmbëve ndodh kur mbyllet arteria

Në këtë rast është i domosdoshëm kontrolli, i cili nënkupton prekjen e pulseve në këmbë dhe përcaktimin e pranisë ose mungesës së ndryshimeve në lëkurën e shputave për shkak të ishemisë.

Pastaj pason përcaktimi i indeksit kolor-dopler, me të cilin përcaktohet raporti i shtypjes së gjakut në këmbë dhe i shtypjes së gjakut në duar, të cilin mjekun e orienton se në cilën masë organizmi nuk ka mundur që nëpërmjet enëve të vogla të gjakut të sigurojë furnizim të këmbës me gjak.

Pas kontrollit, mjeku vendos a është e nevojshme të bëhet menjëherë angiografia apo incizimi i enëve të gjakut me kontrastin dhe të ndërmarrë disa nga metodat e rivaskularizimit, siç është vendosja e stentës apo bypasit.

Në rastin kur përcakton që nuk ka ngushtim kritik të enëve të gjakut, rekomandon shërimin me barna.

Është shumë me rëndësi edhe ecja e përditshme, madje përtej kufijve të dhembjeve, sepse përmirëson qarkullimin e gjakut.

Është me rëndësi të madhe edhe ndërprerja e pirjes së duhanit, sepse është konstatuar që duhani përshpejton dhe përkeqëson arterosklerozën dhe domosdo çon në komplikime, nga të cilat më i vështiri është shfaqja e gangrenës.

LEXO EDHE:  Si të veproni nëse ju zë ngërçi i këmbës teksa notoni