Ballina Sociale Befason 24-vjeçarja: E kam tradhtuar të dashurin me 5 meshkuj, pasi ai…

Befason 24-vjeçarja: E kam tradhtuar të dashurin me 5 meshkuj, pasi ai…

Një vajzë që ka jetuar në një shtëpi pa dashuri është tepër e shqetësuar për lidhjen e saj të dashurisë.

I dashuri ka varësi nga rrjetet sociale dhe shkruan me vajza të ndryshme. Ndërsa ajo është e varur ndaj seksit dhe e ka tradhtuar me pesë meshkuj gjatë kësaj periudhe.

Prandaj ka shkruajtur një letër për eksperten Deidre për ti kërkuar ndihmë për zgjidhjen e kësaj situate që po përjeton.

Letra e vajzës: Unë kam kryer marrëdhënie seksuale me pesë meshkujt të ndryshëm në pak javë, edhe pse kam një të dashur që e dua. Unë jam 24 vjeçe, i dashuri im është 26 vjeç dhe kemi dy vite që shijojmë lidhjen e dashurisë.

Çdo gjë ishte mirë në fillim. Ai kishte të gjitha gjërat që duhet të ketë një partner. Më pas zbulove se ai kishte një të dashur kur ne filluam të dilnim bashkë. Gjithashtu flet me shumë femra në rrjete sociale. Debatuam për këtë çështje dhe më premtoi se do ndalonte por ky veprim po ndodh çdo ditë. Ai po përpiqet që të më bëjë ti besoj.

Unë po mundohem shumë që të besoj se ai nuk do më tradhtojë sërish po u lodha dhe përfundova duke e tradhtuar me një djalë në punë. Ai është një vit më i vogël se unë dhe e dija që më adhuronte në distancë. Një natë ai po largohej dhe së bashku përfunduam në apartament. Marrëdhënia seksuale ishte e mirë por puna e tij është 200 milje larg dhe nuk besoj se do e shoh sërish. Pak ditë më vonë, unë fjeta më shokun e ish-të dashurit tim, më pas me një djalë që e kam njohur në shkollë por ai është i martuar dhe nuk do e shoh sërish.

LEXO EDHE:  85­-vjeçarja shqiptare bëhet italiane, komunari: Na duhen njerëz si Ismetja

Më pas fjeta me ish-të dashurin dhe mashkulli i pestë ishte një djalë që e njoha në klub. Vazhdoj të takohem me këtë të fundit. Nuk është perfekt por më bën të lumtur dhe seksi është i mirë. Unë nuk kryej shpesh marrëdhënie me të dashurin tim.

E di që lidhja jonë do mbarojë, por unë e dua megjithëse nuk e shpjegoj dot këtë pasi nuk ka shumë arsye që mund të më bëjë ta dua. Ai as nuk më mbështet, as më motivon dhe as më kupton. Ne debatojmë pothuajse gjithë ditën dhe ai duket i trishtuar pothuajse gjithë kohën.

Është njësoj si periudha e fëmijërisë kur kthehesha në shtëpi. Kam patur edukim të vështirë. Babai e la nënën kur isha dy vjeçe dhe nuk kisha shumë dashuri përreth. Unë nuk dua të jem personi që jam tani.

E urrej veten për këtë sjellje por nuk jam aq e fortë sa të ndalem.

Deidre: Të paktën e di që ke një problem dhe kërkon të ndryshosh por do të të marrë pak kohë. Seksi të jep kimi të lartë dhe me shumë mundësi je bërë e varur pasi po vuan nga depresioni.

Babai të braktisti dhe u rrite në një shtëpi pa dashuri. Je e nevriksour që i beson dashurinë një personi që mund të të lëndojë. Është momenti që të marrësh nën kontroll jetën tënde. Nëse nuk mund të bësh një lidhje që të funksionojë, atëherë jepi fund. Sa më gjatë të vazhdosh, aq më shumë lëndime do ketë.

Mos u lidh me djalin që po takon tani nëse nuk je e sigurtë që ai është i duhuri. Përdor një plan të mirë që të bësh një lidhje të funksionojë. Ti ke rrezikuar shëndetin seksual prandaj është mirë të bësh një vizitë mjekësore.

LEXO EDHE:  VIDEO/ Çifti shkon në Durrës për videoklipin e dasmës, por i prishet festa nga "pronari" i detit