Ballina Kryesore Befason myftiu i Kosovës: Duhet t’i dërgojmë fëmijët në Turqi që të...

Befason myftiu i Kosovës: Duhet t’i dërgojmë fëmijët në Turqi që të edukohen

Këshilli i 9-të Islamik i Euroazisë me temë “Islami në Euroazi: Bashkim, solidaritet dhe perspektiva e ardhmes kundër abuzimit fetar”, e cila organizohet nën kujdesin e Kryesisë së Çështjeve Fetare të Turqisë, vazhdoi të mërkurën me seancën e ditës së dytë.

Gjatë fjalës së tij, Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, tha se pas rënies së Shtetit Osman janë mbyllur të gjitha institucionet fetare në Ballkan.

Ai tha se si rezultat i luftës së bërë kanë filluar të rihapen këto shkolla, madje theksoi se fëmijët kosovarë duhet të dërgohen në shkollat turke për t’u edukuar.

LEXO EDHE:  Këshilla për prindërit e rinj, ja si duhet t'i vishni fëmijët gjatë stinës së dimrit

“Numri i shkollave tona dalëngadalë është duke u rritur. Duhet të bëjmë diçka për të ardhmen dhe për të forcuar të ardhmen tonë. Turqia duhet të fokusohet edhe më shumë në Ballkan. Çdo vit duhet të dërgohen fëmijët tanë në shkollat në Turqi. Por, nuk mund të marrim mbështetje nga buxheti i shtetit. Prandaj është e barrë e rëndë ti edukojmë fëmijët tanë. Në këtë aspekt ndihma e Turqisë është shumë e rëndësishme”, tha Tërnava.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook