Ballina Sociale Befason studimi: Ja ç’tregon përdorimi i internetit për lumturinë e adoleshentëve

Befason studimi: Ja ç’tregon përdorimi i internetit për lumturinë e adoleshentëve

Mendoni që adoleshentët do ishin më të lumtur nëse nuk do kalonin pak kohë duke shkruar, përdorur mediat sociale ose duke luajtur lojëra në telefona apo tableta?

Patjetër që po. Një studim me 1 milion adoleshentë tregon se ata që shpenzojnë më shumë kohë në internet dhe më pak kohë në aktivitete personale të përditshme, përfshirë sportin apo detyrat e shtëpisë kanë mirëqënie më të ulët psikologjike.

Por qëndrimi larg ekranit nuk i bëri të lumtur adoleshentët. Jean Twenge, një prej autoreve të studimit tha: “Çelësi i përdorimit të medias digjitale dhe dhe lumturisë është i kufizuar. Qëllimi është që të shpenzojnë jo më shumë se dy orë në internet dhe pjesën tjetër të provojnë aktivitete të lidhura me lumturinë.”

Ajo theksoi se studimi nuk provon që qëndrimi me orë të zgjatura në internet ul nivelin e lumturisë te fëmuijët, por ul mirëqenien psikologjike kur adoleshentët kalonin më shumë kohë në medie sociale.

Në terma të thjeshta, fëmijët që kalojnë kohë në rrjete sociale dhe duke parë video mund të jenë më pak të lumtur se të tjerët. Mënyra e duhur është që të inkurajoni fëmijët që të bëjnë aktivitete sportive si dhe të tjera që kanë të bëjnë me inteligjencën.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook