Ballina Sociale Dashnorja i shkruan letër gruas që i vodhi burrin: Vështrimi yt më...

Dashnorja i shkruan letër gruas që i vodhi burrin: Vështrimi yt më vrau si asgjë tjetër!

Një grua, e cila ka preferuar të mbetet anonim, i ka shkruar një letër gruas së cilës i “vodhi” burrin.

Ajo i shpreh gruas që i mori burrin, mendimet e saj të pathëna, si dhe i kërkon një “lloj ndjese” për veprimin e saj të pa menduar mirë. Për më tepër lexoni letrën e mëposhtme:

Letra e plotë
Nevoja për të të shkruar ty nis nga pasiguaria dhe egoizmi im, por gjithashtu edhe nga nevoja që kam që ti ta dish që je njeri shumë herë më i mirë nga çfarë unë mund të jem. Në fillim s’mendoja pothuajse fare për ty dhe s’më interesoje.

E dhënë pas momentit dhe zbulimit të ndjesive të reja që më prisnin s’bëja gjë tjetër përveçse të shijoja çdo moment që isha me të. Asgjë tjetër s’kishte rëndësi. Ai ishte dashuria më e madhe e jetës sime dhe tani më në fund, ne do të ishim bashkë. Natën e parë që kalova në shtëpinë e tij pashë që krevati ishte i rregulluar me shumë kujdes. Kaq na duhej. Ishim vetëm ne të dy që prisnim me padurim të ardhmen që na shfaqej përpara.

Ti ishe njeriu i fundit që më shkonte në mend. Ti kishe paratë, pushimet, shtëpinë dhe pasurinë. Në seancën e fundit të gjyqit nuk more pjesë dhe e le shtëpinë shumë qetësisht. Aty kishte ende disa sende që të përkisnin dhe ndodheshin në garazh. Një javë më pas, nisa të vërej disa gjëra. Një krem gjysmë plot në tualetin tuaj, një palë shapka dhe ndonjë suvenir i harruar nga pushimet e vjetra familjare.

Produktet e pastrimit të rrobave ishin aty të vendosura me kujdes. Reagimi im i parë ishte të vija në lojë mënyrën tënde kaq të organizuar, krejt ndryshe nga mënyrat e mia.

Papritur u ndjeva si ndërhyrëse. Kjo ishte shtëpia jote. Më kapi një valë trishtimi dhe sa herë sytë më ndesheshin me detaje të tuat, lumturia ime shuhej. Ndjenja e fajit dhe e turpit vinin më pas dhe për mua është shumë e rëndësishme që ti t’i dish këto. Një pasdite me mjergull ti erdhe në shtëpinë ku tani jetoja unë.

Ne dëgjuam derën e garazhdit që u hap. Do merrje sendet, lojërat e fëmijëve dhe rrobat që kishe lënë. Ai erdhi drejt teje për të të dhënë një dorë. Nuk pranove dhe teksa kërkoje për kuti, sytë të ndeshën me të mitë. S’mund të fshihesha më prej teje.

S’ishe ashtu siç të kisha imagjinuar, e veshur me xhinse të ngushta dhe bluzë të thjeshtë trishtimi, inati dhe mërzitja të dukeshin hapur. Nuk e doja veten nga turpi dhe mendimi se isha unë ajo që ti shkaktova të gjitha këto. Këtë e bëra të gjithën unë dhe ja ku je tani, po qëndron para meje gjithë krenari. Erdhi koha e kutisë së fundit. Edhe pse ti nise të lotoje dhe buza të dridhej nuk nxore asnjë fjalë fyese nga goja, asnjë mallkim për mua që ndoshta isha shkaktarja e gjithë kësaj. Dhe pastaj, përballë teje isha unë.

Në fillim kurioze, pastaj e prekur nga krenaria jote dhe në fund fajtore për vuajtjen tënde. Dua që të dish që unë i pashë të gjitha këto dhe e admirova heshtjen tënde. Aftësinë për të qëndruar e qetë edhe pse lotët si fshehe dot.

Dua që të dish që vështrimi yt më vrau si asgjë tjetër. Dua që të dish se pavarësisht se kam burrin që kam dashur gjithmonë, nuk do ta kem kurrë durimin, moralin dhe dinjitetin tënd të heshtur”.

(Letra është shkruar nga gruaja anonime dhe është publikuar nga The Guardian)

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook