Ballina Kuriozitet Derri i egër terrorizon fshatin kinez, mbyt një person dhe lëndon një...

Derri i egër terrorizon fshatin kinez, mbyt një person dhe lëndon një tjetër, ja çfarë përdori policia për ta neutralizuar

Një derr i egër është qëlluar për vdekje nga snajperistët e policisë në pjesën veriperëndimore të Kinës, pasi sulmoi një burrë dhe vajzën e tij në një fshat.

Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur derri i egër sulmon burrin e moshuar të cilin e rrëzon në tokë, derisa familjarët e tij mundohen ta shpëtojnë duke shpërqendruar derrin me lopata dhe mjete tjera të forta.

Si pasojë e plagëve të marra nga goditjet e vazhdueshme, 66-vjeçari ka mbetur i vdekur në vend, kurse siç raporton Beijing Youth Daily, burri i moshuar i identifikuar si Zhang, ishte ndjekur nga derri i egër që peshonte 100 kilogramë derisa po merrte thëngjill për shtëpi.

Zhang jetonte në fshatin Peiba në provincën Shaanxi së bashku me gruan, djalin dhe vajzën. Ndërsa pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë, kanë kapur momentin kur sulmohet dhe nga një goditje e vetme përplaset me kokë për tokë.

Dhe duke tentuar ta shpëtojnë, bija e tij dhe katër bashkëfshatarë mundoheshin ta shpërqendrojnë derrin, por edhe ajo e pësoi keq kur u godit derisa po tentonte të bënte një telefonatë.

Sipas policisë kineze, ata kishin dërguar disa patrulla dhe snajperistë për ta vrarë derrin e egër. Por për ta neutralizuar, ata përdorën armën e tipit QBZ-95 dhe pushkë të ndryshme automatike.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook