Ballina Shendeti Dieta sipas formës së trupit, çfarë ushqimesh duhet të hani për të...

Dieta sipas formës së trupit, çfarë ushqimesh duhet të hani për të ruajtur peshën normale

Edhe pse mediet dhe industria e modës përpiqen të shesin trupat e hollë, të palestruar dhe të tonifikuar si shembujt ”idealë” që çdokush dëshiron të ketë, duhet të pranoni që të gjitha format e trupit janë unike dhe të bukura.

Por e keni vënë re që është pikërisht forma trupore ajo e cila shpeshherë përcakton edhe tendencën e njerëzve për të akumular yndyrë në zona të caktuara të trupit. Living ju vjen në ndihmë dhe ju tregon cilat janë ushqimet që duhet të hani për të ruajtur peshën normale.

1.Trupi në formë drejtkëndëshi: 

Edhe pse femrat që kanë këtë formë trupore, karakterizuar nga ije të ngushta dhe linja të kraharorit dhe gjoksit të padefinuara, rrezikojnë më pak të shtojnë peshë, duhet të tregojnë kujdes me regjimin ushqimor. Shtoni në shportën tuaj të konsumit ushqime që përmbajnë acide yndyrore Omega-3 si p.sh bajame, arra, kikirikë, vaj ulliri, avokado, salmon etj, gjithmonë në sasi të moderuar.

2.Trupi në formë molle: 

Vajzat dhe gratë që kanë trup në formë molle janë më të predispozuara për të akumuluar peshë në zonën e barkut. Por kjo gjë nuk duhet t’ju shqetësojë, pasi dhjami i depozituar në këtë pjesë të trupit digjet më shpejt sesa dhjami në kofshë dhe vithe. Shtoni në shportën tuaj të konsumit të përditshëm agrume si portokalli, qitroja, limoni dhe mandarina, perime jeshile të stinës spinaqi, lakra, preshtë dhe qepët e njoma, si dhe nënproduktet e qumështit djathë, qumësht dhe kos.

3.Trupi në formë dardhe:

 Trupi në formë dardhe është lehtësisht i identifikueshëm pasi karakterizohet nga ije dhe vithe shumë të gjera krahasuar me bustin dhe gjerësinë e shpatullave. Femrat me trup dardhë e kanë më të vështirë të humbasin peshë, e njëkohësisht kanë edhe fatin e keq të fitojnë peshë lehtësisht. Shtoni në dietën tuaj sa më shumë smoothie me spinaq, mollë jeshile, fara liri, fara çia të cilat detoksifikojnë trupin dhe heqin toksinat. Përpiquni të evitoni sa më shumë kripën dhe sheqerin, si dhe proteinat shtazore. Në tryezën tuaj nuk duhet të mungojnë kurrë drithërat integrale, mish ii bardhë i pulës dhe produktet e detit.

4.Trupi ‘’ora e rërës”: 

Ky është trupi që do të dëshironte çdo femër pasi karakterizohet nga bel i hollë, kurse legeni dhe busti janë të gjerë. Një trup i tillë fiton peshë në mënyrë të barabartë, por nuk bën lehtë shumë muskuj.Femrat që kanë trup ”orë rëre” paraqesin më shumë rrezik për të pasur nivele të larta të sheqerit në gjak, prandaj rekomandohet të zgjidhni ushqime me një indeks të ulët glicemie dhe hani 5-6 ushqime të vogla në ditë. Hani sa më shumë fruta dhe perime të pasura në antioksidantë si qershi, shegë, domate, luleshtrydhe, panxhar, karota etj.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook