Ballina Kryesore “Do t’ju mbushen sytë me lot”, kjo është letra prekëse e babait...

“Do t’ju mbushen sytë me lot”, kjo është letra prekëse e babait kuishtuar vajzës së ndarë nga jeta (FOTO)

Ndarja nga jeta e fëmijës është gjëja më e dhimbshme që një prind mund të provojë.

Këtë gjë e vërteton më së miri letra që një baba i ka shkruar të bijës 11-vjeçare, të ndarë nga jeta për shkak të tumorit në tru.

Gjashtë vite më parë, nëna e vajzës ishte larguar nga jeta për shkak të po së njëjtës sëmundje.

Një letër rrëngjethëse, e shkruar nga një baba i shkatërruar, i cili e ka postuar në Facebook, si për të ndarë paksa dhimbjen me të tjerët.

“Lucy, kur linde 11 vite më parë, unë dhe mami zgjodhëm emrin tënd duke e ditur që do të thoshte “dritë”. Drita jote ka ndriçuar gjithmonë shumë, thesari im. Kam qenë i pranishëm kur nëna dhe motra jote Ruby (që vdiq pak orë pas lindjes) dhanë frymën e fundit, por ishte traumatike të bëja edhe njëherë të njëjtën gjë, edhe pse e dija që do të ndodhte që 16 muaj më parë. Sado e dhimbshme që ishte kjo eksperiencë, nuk do të kisha zgjedhur kurrë të isha në vendin e dikujt tjetër pa vogëlushen time. Ishe vajza e ëndrrave, perfeksioni absolut. Ishe e mirë si ari, kaq e dashur, e bukur dhe me zemrën më të pastër. Duhet ta kesh marrë nga nëna jote. Nuk u ankove për asgjë gjatë gjithë trajtimit dhe më ke çuditur me forcën, guximin dhe mirësinë tënde. Ishe e bukur brenda dhe jashtë dhe do të më mungojë buzëqeshja jote rrëzëllitëse, sensi fantastik i humorit dhe shpirti yt i ndjeshëm dhe perfekt. Bota është një vend shumë herë më i keq pa ty dhe shpresoj që mami dhe Ruby të kujdesen tani për ty.”

LEXO EDHE:  Flet babai i një prej të dyshuarve për atentatin në Lushnje," Në rast se e ka bërë do ta var në litar"