Ballina Kryesore Doni të mos shëndosheni? Atëherë mos dashuroni

Doni të mos shëndosheni? Atëherë mos dashuroni

Të gjesh një partner/partnere është një nevojë dhe dëshirë që çdo njeri e ndjen.

Afeksioni dhe dashuria që i dhurojnë dy të dashuruar njëri-tjetrit janë shumë të rëndësishme, por një studim i fundit ka zbuluar se të qenurit në një marrëdhënie ka një ndikim të madh edhe në rritjen e peshës trupore.

Ndikuesi i parë dhe më i rëndësishmi është nevoja për tu dukur tërheqës. Sapo gjen dikë që të bën të lumtur bie dukshëm shqetësimi dhe nevoja për t’u dukur tërheqës, gjë që i bën persona të caktuar të shtojnë disa kile. Ndikues tjetër është edhe partneri, i cili mund të të motivojë drejt një jete të shëndetshme, ose drejt të ngrënit në mënyrë të pashëndetshme.

Ndërsa arsyeja e fundit e nxjerrë nga studimi bën me faj hormonet. Një person i lumtur dhe i dashuruar ka më shumë dëshirë për të ngrënë ushqime që përmbajnë shumë karbohidrate

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook