Ballina Aktualitet Durrës/ Evidentohen dy raste të fruthit, nis vaksinimi i fëmijëve nëpër shkolla

Durrës/ Evidentohen dy raste të fruthit, nis vaksinimi i fëmijëve nëpër shkolla

Mjekët pediatër, kanë evidentuar në Durrës dy raste me sëmundjen infektive të Fruthit.

Analizat e bëra në Institutin e Shëndetit Publik, konfrimuan 2 raste të vogëlushëve me sëmundjen e Fruthit.

Kjo ka bërë që Drejtoria e Shëndetit Publik të ndërmarrë një aksion të gjerë në shkollat publike e jo publike për të verifikuar vaksinimin e fëmijëve të shkollave.

Kreu i Drejtorisë së Shëndetit Publik në Durrës, Kristaq Huta, tha se kontrolli ka nisur tek të gjithë institucionet arsimore dhe me përqendrim tek grupet e komunitetit rom.

Mjeku Huta, ka bërë apel për vaksinimin e fëmijëve, pasi ai shmang një sërë dëmundjesh të tjera infektive.

Situata e Fruthit ka sensibilizuar edhe prindërit, të cilët iu drejtohen qendrave shëndetësore për të bërë vaksinimin e fëmijëve të tyre.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook