Ballina Galeri E rrallë në Skrapar, dy mësues ndërtojnë shkollën nga themelet

E rrallë në Skrapar, dy mësues ndërtojnë shkollën nga themelet

Një gjest i rrallë ka ndodhur në qytetin e Skraparit, ku dy mësues kanë vendosur të ndërtojnë nga themelet shkollën e fshatit të tyre.

Bëhet fjalë për mësuesit, Donald Dervishi dhe Borsion Spaho, të cilët nisën një fushatë për donacione pasi morën pjesën në një program televizivë muaj më parë dhe tani shkolla në fshatin Vëndresh të Skraparit është drejt përfundimit.

Ata kanë publikuar fotot në rrjetet sociale, ndërsa falenderojnë mbi 200 kontribues që dhanë ndihmën e tyre finaciare.

“Falënderojmë mbi 200 bamirës, të cilët u bënë pjesë e udhëtimit tonë. E filluam me 10$ për të arritur në 10000$”, shkruante një nga mësuesit pak ditë më parë.

Punimet kanë nisur prej më shumë se 12 ditësh dhe ndërtesa është thuajse drejt fundit.

Ky është një rast i rrallë, dhe si i tillë meriton respekt.