Ballina Kryesore Emoji, pse Google e hoqi vezën nga sallata?

Emoji, pse Google e hoqi vezën nga sallata?

Pas debatit online vitin e kaluar për emojin e hamburgerit dhe vendosja e rregullt e përbërësve, një tjetër diskutim nisi, dhe këtë herë për emojin e sallatës.

Në qendër është gjithnjë Google që ka bërë të ditur se ka hequr vezën nga sallata, më sistemin e ri operativ Android .

Një menaxhere e Google, Jennifer Daniel, ka postuar foto të sallatës së re pa vezë.

“Flitet shumë për diversitetin në Google, kështu që nëse keni nevojë për prova se Google e ka prioritet, ju kërkoj vëmendjen mbi emojin e sallatës. Hoqëm vezën, për ta bërë sallatën më të pranueshme për vegjetarianët.”

Postimi ka marrë 2 mijë komente. Ndërsa Unicode, konsorciumi që merret me standardizimin e emoji, shkruan: “Përshëndetje mishngrënës, vegjetarianë dhe gjithçka tjetër. Dua t’ju sqaroj se objektivi është ridizejnimi i emoji të sallatës dhe krijimi i një imazhi më besnik ndaj përshkrimeve të Unicode”.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook